Fiqri Dine
Fiqri Dine | |
---|---|
Kryeminstër i Shqipërise | |
Në detyrë 18 korrik – 28 gusht, 1944 | |
Paraprirë nga | Rexhep bej Mitrovica |
Pasuar nga | Ibrahim Biçakçiu |
Ministër i Punëve të Brendshme | |
Në detyrë 23 janar – 11 shkurt 1943 | |
Paraprirë nga | Eqrem bej Libohova |
Pasuar nga | Mark Gjon Markaj |
Në detyrë 18 korrik 1944 – 28 gusht, 1944 | |
Paraprirë nga | Xhafer Deva |
Pasuar nga | Ibrahim Biçakçiu |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1897 Dibra, Perandoria Osmane, |
Vdiq më | 26 nëntor, 1960 Bruksel |
Nënshtetësia | Shqiptare |
Partia politike | Balli Kombëtar |
Fëmijët | Dine Dine |
Punësimi | Politikan, Ushtarake |
Nënshkrimi | |
Fiqri Dine (Maqellarë, 1897 (mars 1898?[1]) - Bruksel, 26 nëntor 1960) ishte prijës i fisit të Dinejve të Dibrës, ushtarak shqiptar dhe kryeministër Shqipërisë (18 korrik - 29 gusht 1944).
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Leu në Maqellarë të krahinës etnografike të Dibrës, djali i parë i Dine Maqellarës, burrë i dëgjuar i atyre anëve. Kreu shkollën e mesme në shehër të Dibrës më 1914 dhe nis akademinë ushtarake në Wels të Austrisë[2]. Me të mbaruar akademinë ushtarake më 1919, kthehet në atdhe. Në fillim ai punon për disa muaj në funksionin e nëntogerit, në Shkodër. Me formimin e qeverisë të dalë prej Kuvendit të Lushnjës, Fiqiriu inkuadrohet në radhët e xhandarmërisë së Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, me gradën e togerit.
Me vazhdimin e detyrës në Shkodër përballet me Luftën e Koplikut, ku vepron bindshëm.
Pas dhjetorit të 1924 me fitoren e Legalitetit, Ahmet Zogolli e emëron si njërin prej katër zonëkomandantëve që do të mbikëqyrnin Shqipërinë e Veriut.
I graduar kolonel pas disa vitesh emërohet Inspektor i Ushtrisë[3].
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Shehu E., Fiqiri Dine, Kryeministri i 30 i Shqipërisë, Dielli, 6 dhjetor 2012.
- ^ Elsie R., The Tribes of Albania: History, Society and Culture, I.B.Tauris, 30 maj, 2015, fq. 306-307.
- ^ Shqipënija më 1937 Arkivuar 25 shtator 2015 tek Wayback Machine, Tiranë: shtypshk. "Kristo Luarasi", Vëllimi I, 1937. fq. 34.